Ekspertja e Arsimit: Në institucionet arsimore mungon llogaridhënia, bordet nuk funksionojnë
Ekspertja e Arsimit, Majlinda Keta u shpreh për Euronews Albania se institucionet arsimore duhet të kishin njoftuar më herët prindërit dhe nxënësit për mësimin me turne dhe jo një ditë para fillimit të shkollës.
Ajo theksoi se duhet të jepte sqarime drejtori i Arsimit të secilës zonë para nxënësve dhe prindërve për ndryshimet në procesin mësimor, detaje nga ora e shkurtuar si dhe për sa kohë do të vijojë ky proces.
Ekspertja nënvizoi se në institucionet tona arsimore mungon llogaridhënia.
“Tek ne mungon komunikimi llogaridhënës. Na mungon llogaridhënia institucionale. Në thonjëza, mashtrojmë opinionin publik”, tha ndër të tjera ekspertja Keta, teksa shtoi se bordet e shkollave nuk funksionojnë.
“Çdo drejtor shkolle duhet të jepte llogari dje para prindërve dhe fëmijëve se çfarë ka ndryshuar nga korriku kur u mbyll shkolla”, shtoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta