BE vë në dispozicion 160 milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës
Bashkimi Evropian zotohet për vazhdim të mbështetjes financiare për Kosovën në luftën ndaj koronavirusit dhe rimëkëmbjes si pasojë e tij.
Shefja e Zyrës së BE në Prishtinë, Nataliya Apostolova, njoftoi për gatishmërinë e këtij institucioni për të ndihmuar Kosovën deri në 160 milionë Euro për rimëkëmbje ekonomike dhe luftim të varfërisë.
“Sot fola me ministrat Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi për mbështetjen e mëtejme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për të luftuar COVID19. Deri në 160 milionë Euro mund të vihen në dispozicion për Kosovën nga BE në dy deri në gjashtë muaj përmes ndihmës mikro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe grantet IPA për të mbështetur sektorin privat, bujqësinë dhe zbutur varfërinë”, ka shkruar Apostolova në “Twitter”.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5