Kryetari i Sindikatës së Taksive: Të lejohet funksionimi i taksive, vetëm një pjesë e ka marrë pagën e luftës
Sindikata Shqiptare e Taksive i ka kërkuar organeve kompetente të qarkullimit rrugor që të mos gjobisin taksitë të cilat lëvizin me autorizim dhe në hapësirën kohore të lejuar nga Aktet Normative. Gjithashtu më herët anëtarët e saj i kanë kërkuar qeverisë të lejojë qarkullimin e taksive 4+1 me jo më shumë se tre vetë në makinë dhe duke marrë masat e duhura të dezinfektimit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, kryetari i Sindikatës së Taksive zoti, Bilbil Cara, u shpreh se prej datës 10 mars e deri më sot taksitë janë të izoluara me urdhër nga qeveria.
“Me datë 15 mars është marrë një vendim që të gjithë automjetet të lëvizin, ndërsa taksitë në mënyrë kategorike jo. Vetëm për arsye madhore mund të merret leje, pra për nevojat tona personale, jo për t’i shërbyer klientëve. Jo të gjithë taksistëve i është miratuar paga e luftës. Në 50 taksi rreth 27 prej tyre u është refuzuar pagesa e luftës. Arsyeja pse ka ndodhur refuzimi është sepse aktiviteti është cilësuar si i lejuar për të punuar, kur me vendim të datës 15 mars qarkullimi i taksive është ndaluar në mënyrë kategorike”, tha Cara.
Pra sipas tij ka disa kundërshti në vendimet që janë marrë dhe në praktikat që janë ndjekur.
“Jemi ndaluar edhe kur na është dhënë autorizimi nga Policia e Shtetit për të kryer një itinerar të caktuar. Ne si sindikatë i kemi dërguar një letër ministrit të Brendshëm, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Qarkullimit Rrugor. Deri më tani mund të jenë rreth 15 taksistë të cilëve u janë bllokuar mjetet, lejet e drejtimit dhe të qarkullimit”, tha kryetari i Sindikatës së Taksive.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik