Zv.Presidenti i Urdhrit të Stomatologut: Jeta dhe shëndeti vijnë përpara pasurive tona personale
Gjergj Alia, zëvendës President i Urdhrit të Stomatologut në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania foli për pezullimin e aktivitetit të shërbimeve mjekësore dentare.
“Po flitet shumë për gjobën, por unë nuk e shoh si kryesore këtë. Për vetën natyrën e punës tonë, me kavitetin e gojës së pacientëve, ne të gjithë kemi qenë të mendimit që ky shërbim duhet të ndërpritet për momentin”, tha Alia.
I pyetur rreth impaktit ekonomik që do të ketë pezullimi i klinikave stomatologjike, Alia u shpreh se në një situatë të tillë përparësi ka shëndeti dhe jo fitimet personale.
“Si qytetar, mjek dhe intelektual dua të them në parantezë që stomatologët janë të gjithë intelektualë të shkolluar. Së pari ne kemi jetën, së dyti kemi shëndetin dhe pastaj vjen pasuria. Duke i vlerësuar gjërat në përgjithësi si qytetarë dhe si mjekë, unë them se ne do t’ia dalim. Pasi kjo situatë të kalojë, besoj që do të kemi mundësi të rikuperojmë fitimet e munguara gjatë kësaj periudhe”, tha zv.presidenti i Urdhrit të Stomatologut.
Urgjencat e shërbimeve dentare për momentin bëhen vetëm në qendrën stomatologjike shtetërore.
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5