Politikanët në premierën e “James Bond”, Haxhiu: E turpshme, bëjnë ‘show’ me taksat e qytetarëve
Premiera e filmit më të ri të James Bond bëri bashkë personazhe të showbizit shqiptar, por edhe politikanë dhe ambasadorë, si ambasadorja amerikane dhe ambasadori britanik në Shqipëri.
Mënyrën se si politikanët u sollën në këtë event, Baton Haxhiu e konsideron të turpshme.
Në emisionin “Shock”, analisti u shpreh për pjesëmarrësit se jetojnë me taksat e qytetarëve dhe është mungesë respekti të marrin pjesë në evenimente të tilla, në një film që “u takon gjeneratave të reja që pëlqejnë aksionin”.
Analisti thotë se në një kohë kur në vend diskutohet për rritjen e çmimit të bukës dhe të miellit, ky ritual është i papranueshëm. Institucionet janë të shenjta, tha z. Haxhiu, duke shtuar se nuk mund të përdoren sipas pëlqimit të secilit.
“Njerëzit që jetojnë me taksat e qytetarëve, e kanë një farë logjike që gjërat të cilat nuk janë artistike, e kanë mënyrën se si bëhen”, u shpreh Baton Haxhiu.
Më të turpshme se të gjitha, Baton Haxhiu konsideron ritualin gjatë premierës së filmit, si edhe veshjen e personaliteteve që ishin prezentë, ku burrat mbanin papion dhe gratë fustane të zinj.
Mirëpo Baton Haxhiu thotë se kësaj sjellje i ka gjetur rrënjën, pasi sipas tij, politikanët shqiptarë janë “wonna be”, që duan t’u ngjajnë personazheve të filmt.
“Ka ekzistuar një model në Amerikë ku njerëzit nuk kanë pasur mundësi t’i ngjajnë dikujt, fillojnë t’i imitojnë ata”, u shpreh analisti.
“Më e keqja është kur pashë veshjen e ministres së Kulturës në filmin e James Bond”, shtoi ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje