A janë të vaksinuar? Deputetët përgjigjen për Euronews Albania

15 Tetor 2021 | 13:09

Euronews Albania pyeti në hyrje të parlamentit disa nga deputetët shqiptarë për të mësuar nëse e kanë kryer vaksinimin kundër COVID-19.

Në intervistat e realizuara nga gazetarja Denada Lura, një pjesë e madhe e deputetëve përgjigjen se janë të vaksinuar me të dyja dozat.

Deputetë si Xhelal Mziu apo Luçiano Boçi përgjigjen se vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e hyrjes në parlament me test PCR.

Sipas rregullores deputetët e pavaksinuar duhet të paraqesin para çdo seance provën se nuk janë të infektuar me COVID-19. Parlamenti synon vaksinimin e detyruar të ligjvënësve për të garantuar mbarëvajtjen e punës së legjislativit në kohë pandemie.

Qeveria ka ngushtuar gjithashtu mundësitë e pjesëmarrjes në auditore për studentët duke i orientuar ata drejt vaksinimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022