Infermierja shqiptare me emrin Pashke ndan gëzimin e Pashkës me pacientët e prekur nga COVID-19

12 Prill 2020 | 15:19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë në profilin  e saj në Facebook një foto ku shihet një infermiere shqiptare me emrin Pashke, që ndan gëzimin e festës së Pashkës me një pacient me COVID-19.

“Infermiere Pashke Topjana sot në këtë ditë Pashke është në shërbim të të sëmurëve me #covid19 në spitalin infektiv. Ajo ka dashur që të ndajë gëzimin e festës me pacientët që si Pashka, kanë shumë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë familjare në këtë ditë të ringjalljes së shpresës”, shkruan znj. Manastirliu.

Ndërkohë, më herët ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se mes të shëruarve të sotëm nga COVID-19 janë edhe dy mjekë.

Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës. Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19.

Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19”, shkroi ministrja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026