Zgjedhje në RMV, 1.8 milionë shtetas drejt kutive të votimit për kryetarët e komunave
Maqedonia e Veriut zhvillon këtë të diel raundin e parë të zgjedhjeve vendore. Në të do të zgjidhen 80 kryetarët e rinj të komunave dhe kryebashkiaku i Shkupit. Në garë janë 303 kandidatë për kryetarë dhe 567 këshilltarë komunalë.
Që të shpallët fitues një kandidat duhet të fitojë 50% të votave. Nëse asnjë prej tyre nuk e kap këtë shifër, kalohet në votimet e raundit të dytë për atë komunë. Ku garojnë vetëm 2 kandidatët me më shumë vota. Raundi I dytë do të mbahet në 31 tetor.
Në këto zgjedhje ka dhe shumë kandidatë të pavarur si për kryetar komune ashtu dhe për këshilltarë. Të drejtën e votës e kanë rreth 1 milion e 800 mijë zgjedhës.
Fushata zgjedhore që u mbyll të premten u intensifikua në akuza ditët e fundit.
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev, drejton aktualisht 56 prej komunave. Slogani i saj është “Më e mira për komunën time”.
Opozitarja VMRO-DPMNE e Hristijan Mickoskit garon nën sloganin “Krijo të ardhme të re”. Ajo aktualisht ka drejtimin e 5 komunave. Partitë e mëdha maqedonase garojnë në koalicione parazgjedhore ndëretnike me shqiptarët. LSDM, BDI kanë përballë VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën. Në këto zgjedhje marrin pjesë dhe 3 parti turke.
Për herë të parë do të përdoret dhe teknologjia e identifikimit të gjurmëve të gishtave. Gjithashtu, janë marrë masa të rrepta ndaj COVID-19.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës