Kush janë shqiptarët që garojnë për zgjedhjet lokale në RMV
Në zgjedhjet e shtata vendore pas pavarësisë, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut garojnë në 18 prej komunave. Aktualisht ata drejtojnë 15 nga 80 në total. BDI e Ali Ahmetit në koalicion me LSDM synon minimalisht të ruajë drejtimin e 10 komunave. “Vepro drejtë, Voto blertë!” – është slogani i kandidatëve të saj.
Ndërsa Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, nën sloganin “Pastër” është në koalicion me një tjetër parti shqiptare, Alternativa dhe VMRO- DPNME.

Ajo kërkon të fitojë drejtimin e më shumë se 3 komunave që kishte që prej 2017-s. Lëvizja Besa dhe PDSH drejtojnë respektivisht nga 1 komunë. Haraçina, një komunë rurale në rrethinat e Shkupit, udhëhiqet nga një grua shqiptare e kandiduar nga LSDM.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, shqiptarët janë mbi 25% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, të përqendruar kryesisht në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Kërçovë, Kumanovë Shkup.
Zgjedhjet e vitit 2020, ku partitë shqiptare edhe pse në kampe kundërshtare, morën 32 deputetë, treguan se votat e tyre janë të rëndësishme për formimin e çdo qeverisë maqedonase
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor