Probleme me identifikimin biometrik në një vendvotimin në komunën e Çairit
Në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm u hapën vendvotimet në komunën e Çairit në Maqedoni të Veriut.
Mirëpo në vendvotimin me numër 2942 në shkollën fillore “Ismail Qemali”, i ashtuquajturi sistem i identifikimit të gjurmëve të gishtave nuk po funksionon dhe si rrjedhojë qytetarët nuk po munden të ushtrojnë të drejtën e votës në këto zgjedhje lokale.
Kryetari i Qendrës së votimit, Feta Ibrahimi tha se problemet janë raportuar dhe se priten së shpejti të vijnë specialistët.
Për herë të parë në këtë shtet po përdoret teknologjia e identifikimit të gjurmëve të gishtave.
1.8 milionë maqedonas do të zgjedhin sot 80 kryetarët e rinj të komunave dhe kryebashkiakun e Shkupit. Në garë janë 303 kandidatë për kryetarë dhe 567 këshilltarë komunalë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës