Zgjedhjet në RMV, mazhoranca dhe opozita shpallin fitoren, KSHZ ende pa rezultat zyrtar

18 Tetor 2021 | 10:25

Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja shpalli të dielën në mbrëmje fitoren e saj në zgjedhjet lokale në të cilat qytetarë votuan për drejtuesit e 80 komunave, dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit lokal, si dhe këshillat e komunave.

Edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në përpunimin kompjuterik të të dhënave nxjerr fitues opozitën maqedonase, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga KSHZ-ja.

Nga LSDM thonë se beteja nuk ka përfunduar duke rikujtuar rrethin e dytë zgjedhor, por edhe kjo parti ka shpallur fitoren në disa komuna që në rrethin e parë zgjedhor.

Lidhur me procesin zgjedhor, vlerësimet e tyre i kanë dhënë edhe partitë shqiptare. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shpallur fitoren e partisë së tij në tri komuna dhe epërsinë në rrethin e partitë në më shumë komuna tjera.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026