Progres-raporti, Bushati: Një vend me dy ministra të përfshirë në afera droge është larg kritereve të BE
Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se kapja e shtetit nga krimi në Shqipëri është një nga arsyet pse vendit tonë i refuzohet hapja e negociatave me Bashkimin Europian.
Teksa komentoi progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, Bushati tha se ai është i parëndësishëm, duke qenë se në fund janë vendet anëtare ato që vendosin dhe që kanë refuzuar hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Sipas Bushatit, një vend si Shqipëria, që drejtohet nga një qeveri e cila nga 4 ministra të Brendshëm dy i ka pasur të përfshirë në afera droge nuk i përmbush kriteret për t’u futur në BE.
“Nuk ka demokraci që nuk ka krim, nga Amerika deri në Greqi krimi është aty. Puna është si qeveria sillet ndaj krimit. Nëse nga 4 ministra të Brendshëm 2 i ke të implikuar në afera droge, nuk je si holandezët pavarësisht sa drogë kalon në portet e saj. Kur dy ministra të Brendshëm i ke të përfshirë në afera droge, ky vend nuk është në kritere për t’u futur në BE, por është në kritere për t’u izoluar me tela me gjemba”, tha analisti Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania