Ndërron jetë 68-vjeçarja me COVID-19, shkon në 24 numri i viktimave
Ka shkuar në 24 numri i viktimave nga COVID-19, pasi një 68-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës në Spitalin Infektiv. Pacientja ndodhej në gjendje të rëndë pasi trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin infektiv e intubuar.
68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda Spitalit Infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.
Po të hënën ndërroi jetë dhe një 59-vjeçar nga Puka, i cili po ashtu ishte mbartës i coronavirus. Por, Ministria e Shëndetësisë thotë se, pacienti ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e COVID-19.
Deri më 13 prill, numri i personave të infektuar nga COVID-19 ka shkuar në 467 persona. Në 24 orët e fundit nga testimi i 193 personave, janë zbuluar 21 raste të reja, mes të cilëve një personel shëndetësor dhe dy fëmijë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në orët e fundit janë shëruar 15 pacientë të tjerë, ndërkohë numri totali i të shëruarve ka arritur në 232 persona. Aktualisht në dy spitalet COVID në Shqipëri janë të shtruar dhe po marrim mjekim 52 pacientë.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq