“Nuk ka krizë në RMV”, ministri Bekteshi: Deri në janar qytetarët janë të mbrojtur
Komisioni për krizë elektro-energjetike në Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e tij të fundit, nuk e pa të arsyeshme të shpallë gjendjen e krizës.
Sipas drejtuesit të këtij komisioni, ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, të paktën deri në janar qytetarët mund të jenë të qetë se nuk do ti prekë shtrenjtimi ndërsa po mobilizohen kapacitetet shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike shtesë.
“Konstatimi i përbashkët ishte se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, por njëkohësisht edhe për kompanitë e vogla, duke marrë parasysh që një numër i konsiderueshëm i kompanive të vogla tashmë kanë kaluar nga tregu i liberalizuar në furnizuesin universal. E ndjekim situatën me vëmendje, për momentin nuk shpallim krizë energjetike, si qeveri jemi të gatshëm që drejtpërdrejtë të ndihmojmë kompanitë energjetike, përfshirë këtu ESM-në dhe MEPSO-n,” – u shpreh Bekteshi.
Ai beson se edhe po të vijë deri te shtrenjtimi i energjisë elektrike nga janari, shteti do marrë masat e duhura për mbrojtjen e qytetarëve. Mirëpo këtë ndjenjë sigurie të ministrit nuk e ndajnë qytetarët.
Nga ministria e Ekonomisë, mësohet se po bëhen përgatitjet për blerjen e energjisë elektrike nga jashtë. Aktualisht Maqedonia e Veriut harxhon dyfishin e asaj që prodhon.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës