Do ju ndihmojmë me integrimin, thotë ambasadori çek
Jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë drejt integrimit sapo të marrim presidencën e Këshillit të BE-së, u shpreh ambasadori i Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludva gjatë një intervistë për Euronews Albania.
Ambasadori theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat dhe se tani Bashkimi Europian duhet të bëjë hapin e parë, që quhet hapja e negociatave.
“Ka probleme se koha nuk është më e mira. Para 10 vitesh ishte ndryshe, për vendet e tjera. Shpresojmë që të bëhet e mundur këtë vit. Nëse jo, Republika Çeke merr presidencën (e Këshillit të Bashkimit Europian) vitin e ardhshëm, nga korriku, prandaj ne jemi gati të ndihmojmë”, tha z. Ludva.
Ai shtoi se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është mirë të çelen negociatat sa më shpejt dhe për këtë ka shpresa.
Të njëjtin qëndrim shprehu pak javë më parë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili nënvizoi se BE-ja duhet të mbajë premtimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania