“Trekëndëshi i Bermudës”, Bushati: Halli real i Bashës është se po i rrëshqet toka nën këmbe
Analisti Andi Bushati duke komentuar akuzat e Lulzim Bashës ndaj Ramës, Berishës dhe Metës, e cilësoi “çorientim” të liderit të Partisë Demokratike.
Sipas tij, Basha po tregon mungesë koherence dhe po përpiqet t’u mbushë mendjen shqiptarëve për të kundërtën e asaj që thoshte dje.
“Kjo mungesë e madhe koherence për të futur në trekëndëshin e Bermudës ata që deri dje i kishte aleatë apo në krah për shpëtimin e Shqipërisë, domethënë që ke problem mendor. Nuk mund t’ia shesësh më shqiptarëve sapunin për djathtë, tjetër u ke thënë dje dhe tjetër u thua sot. Kjo tregon vetëm çorientim dhe padije rreth asaj që e pret nesër”, deklaroi Bushati.
Analisti Baton Haxhiu shprehet se “në politikë nuk ka miqësi dhe armiqësi të përhershme”, duke justifikuar deri diku akuzat e Bashës por nga ana tjetër theksoi se këto akuzo do të duheshin të ishin bërë në vitin 2014.
Sipas tij, Basha me dy njerëzit që ka rrugëtuar në politikë ka pritur që në 2013, Sali Berishën dhe Ilir Metën nuk do t’i kishte më në jetën aktive politike ndërsa tani lufta e tij është përballë të treve, Berishës, Metës dhe Ramës.
Për Bushatin, Basha nuk ka dallim nga tre të akuzuarit e tij dhe i numëroi tre “njolla në politikë” duke i kujtuar akuzat për Rrugën e Kombit, Marrëveshjen e Detit me Greqinë dhe “21 Janarin”.
“Duke qenë i unifikuar me Sali Berishën në qoftë sot konstaton se kemi të bëjmë me një trekëndësh të zi me Ramën, Berishën dhe Metën, ky nuk është trekëndësh por katror, ku Lulzim Basha është i katërti. Nuk ka shqiptar që të thotë se Berisha, Rama dhe Meta janë të këqij dhe Basha është i mirë”, tha Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit