Gostivari dhe Tetova përcaktojnë partinë fituese të shqiptarëve thotë analisti
Të dielën në Maqedoninë e Veriut zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore në 43 komuna.
Mersel Bilalli, analist politik thotë se për herë të parë në këto zgjedhje pati koalicione multietnike.
Ai theksoi se ndryshe nga maqedonasit që mbështetën opozitën, shqiptarët votuan partinë në pushtet.
“Për herë të parë nga pavarësia e RMV kemi koalicione shqiptaro-maqedonase nga të dy blloqet e politikës. Në zgjedhje, pjesa maqedonase ka mbështetur opozitës ndërsa shqiptarët kanë vazhduar me të vjetrën”, tha ai.
Bilalli shtoi se vihet re një “fushatë negative duke njollosur apo duke lëshuar akuza ndaj kundërshtarit” dhe se ekziston një “atmosferë tejet e tendosur”.
Ai nënvizoi se do të jetë Komuna e Gostivarit dhe Tetovës që do të përcaktoi fituesin e partive shqiptare.
Sipas tij pika e dobët e kampit opozitar është se nuk ka ndryshuar liderë në 20 vite dhe se ka nevojë për reformë.
Ndërsa për betejën mes maqedonasve u shpreh se LSDM ka humbur mbështetjen e shumicës së qytetarëve.
“LSDM u harxhua shumë shpejt, pati premtime që nuk i realizoi. mungojnë arritja e rezultateve në aspektin ekonomik dhe social. njerëzit janë dëshpëruar nga kjo dhe u shfrytëzuar nga VMRO-DPMNE”, përfundoi Bilalli.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës