Lëvizja ‘Besa’ fiton Tetovën, Teuta Arifi pranon humbjen
Kandidatja e Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Tetovës, Teuta Arifi ka pranuar humbjen. Arifi, e cila kërkonte një mandat të tretë, i ka uruar fitoren kundërshtarit të saj, Bilall Kasami, të Lëvizjes Besa.
“Dëshiroj të gjithë të falënderoj të gjithë votuesit. Ajo që kemi si rezultat sa i përket Tetovës, është se ne si BDI nuk kemi arritur të fitojmë. Ishte fushatë intensive, mirëpo si gjithmonë që kemi thënë, të fundit vendosin qytetarët. Ata kanë vendosur të kenë udhëheqje tjetër komunale. Ju dëshiroj sukses udhëheqësve të rinj të qytetit të Tetovës”, deklaroi znj. Arifi.
Pas konferencës për shtyp të Teuta Arifit, mbështetës të Lëvizjes Besa kanë dalë në sheshet e qytetit për të festuar. Kasami kryeson me gati 2500 vota duke bërë që BDI të humbë një prej komunave të më rëndësishme të saj.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet