Procesi i përzgjedhjes së teksteve i degraduar, thotë ish-ministrja e Arsimit
“Përzgjedhja e teksteve është një proces që ka degraduar”. Kështu u shpreh për Euronews Albania ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, e cila theksoi se ky proces ka filluar mirë, por ka humbur vlefshmërinë gjatë rrugës.
Specialistja e arsimit tregoi se alter-tekstet bazohen në një kuadër ligjor, ku ka komisione të posaçme që certifikojnë librat për nxënësit.
“Ka disa komisione që certifikohet teksti që do të vijë tek fëmija. Ministria e Arsimit ka një komision që certifikon tekstet. Pastaj kemi të miratimit dhe kalon te mësuesi që bën përzgjedhjen e teksteve”, u shpreh znj. Karabina, e cila shtoi se ende nuk ka persona përgjegjës për tekstet me probleme që u jepen fëmijëve.
Ajo nënvizoi se Ministria e Arsimit drejton këtë proces dhe se është e vetmja që duhet të mbajë përgjegjësi.
Znj. Karabina u shpreh se tashmë nuk ka emra profesorësh në tekstet e librave.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut