Partnerët e koalicionit refuzojnë dorëheqjen e Zaev si kryeministër i RMV-së
Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut kanë thënë se nuk e pranojnë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.
Paraditen e parë si i vetë-shkarkuar, Zoran Zaev e ka kaluar në një sërë takimesh me partitë e koalicionit qeverisës.
Vendim i tij për t’u tërhequr nga kryesimi i qeverisë, por edhe i Lidhjes Social-demokrate, është refuzuar njëzëri nga partnerët, mes tyre edhe partitë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), si dhe Lëvizja Besa.
Zëvendëskryeministri i vendit, Artan Grubi, përfaqësues i BDI-së, deklaroi e të gjithë aleatët njëzëri janë shprehur se prononcimi i mbrëmshëm i kryeministrit Zaev për dorëheqje ka qenë i nxituar.
Prandaj, ata si aleatë i kanë kërkuar të mos japë dorëheqjen, sepse sipas tij, këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me mazhorancën parlamentare.
Ministri i Bujqësisë dhe njëherazi edhe sekretar i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, pas takimit me aleatët qeveritarë, tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin të gabuara.
Ai tha se kjo mazhorancë ka marrë një mandat të qartë për të vazhduar qeverisjen 4-vjeçare.
Sipas Hoxhës, shkuarja në zgjedhje të parakohshme në këtë moment do të ishte një katastrofë për vendin. Ai e cilësoi të nxituar prononcimin e kryeministrit Zaev për dorëheqje, pa u konsultuar më herët me partitë e koalicionit.
Po ashtu gjatë orëve të mbrëmjes, një deklaratë e kabinetit ka konfirmuar se qeveria është e qëndrueshme dhe në krye të detyrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania