Bushati e Haxhiu: Reforma në Drejtësi nisi për çështjet si e Mediut

3 Nëntor 2021 | 21:13

Se a duhet të gjykohet ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati gjatë emisionit “Shock” thanë se Reforma në Drejtësi nisi pikërisht për çështje si kjo e Mediut dhe rastit të Gërdecit.

Baton Haxhiu tha se reforma në drejtësi dhe vettingu është dashur ta kenë suksesin pikërisht të rasteve si ky i Mediut dhe së paku për herë të parë e ka rastin që ta kthejë dinjitetin e Prokurorisë dhe Gjykatave.

“Sistemi i drejtësisë e ka huqur jo vetëm të drejtën por e ka ofenduar viktimat, ka plaçkitur shtetin dhe natyrshëm u shkel i gjithë sistemi i qeverisjes dhe sistemit të drejtësisë. Une them që vetëm për një arsye duhet të kthehet çështja e Mediut: së paku të kthehet dinjiteti i humbur i të gjithë sistemit i cili ka qenë i kontrolluar nga politika”, u shpreh Haxhiu.

Edhe analisti Andi Bushati tha se Fatmir Mediu, si qytetar i është shmangur drejtësisë dhe se reforma në drejtësi duhej të bëhej pikërisht për raste si ky.

“Duke e thënë këtë pjesë, unë jam një nga ata që kam qenë gjithmonë që Fatmir Mediu duhet të gjykohet. Por kur e shohim nga ajo se çfarë po ndodh sot, a kemi ne një vullnet për të bërë drejtësi, a duhet parë vendim ose iniciativa e SPAK-ut si një lëvizje për të vënë drejtësi në vend apo duhet parë si një gjyeti shtrigash kundër kundërshtarëve politikë?”, tha Bushati.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu sot në një konferencë për mediat i konsideroi në shkelje të ligjeve të vendit veprimet e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme të Apelit për Krimin e Organizuar nga Korrupsionin.

Fatmir Mediu tha se “kërkesa e SPAK për të rihapur çështjen drejtua Gjykatës së Lartë dhe GJKKO janë akte në shkelje të Kodit Penal” dhe shtoi se “këto akte komprometojnë rëndë profesionalizmin dhe pavarësinë e këtyre institucioneve”.

“Kundërshtimi im ligjo i këtyre akteve nuk lidhet aspak me ndonjë qëllim timin për të refuzuar drejtësi bërjen por këto sjellje nuk kanë qellim drejtësinë”, deklaroi ish-ministri i Mbrojtjes.

Vendimi për pushimin e çështjes hetimore ndaj Fatmir Mediut është marrë nga Gjykata e Lartë në shtator 2009. Ky vendim erdhi pak pasi Mediu ishte rizgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022