Prej 2 vitesh jeton në çadër, Shpresa Guci tregon vështirësitë pas tërmetit

4 Nëntor 2021 | 07:58

Shpresa Guci bashkë me familjen e saj kërkojnë një shtëpi, pasi banesa e mëparshme e tyre u dëmtua nga tërmeti.

Të dyja të këto vajza të vogla janë mbesat e Shpresa Gucit nga Rrashbulli i Durrësit, një prej mijëra familjeve të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Megi bashkë me nënën e saj janë larguar jashtë vendit, ndërsa Samanta prej dy vitesh jeton herë në këtë çadër dhe herë në këtë kontejner.

E vizituam fillimisht Shpresa Guxcin një vit më parë, por fatkeqësisht shohim se situata për të thuajse nuk ka ndryshuar.

Bashkë me vajzën dhe mbesën e saj nuk jetojnë më në çadër, ku kaluan rreth një vit, por në këtë kontejner, dhuratë nga Kisha Katolike. Shpresa nuk është vetëm e pastrehë. Mjaft të vështirë e ka dhe sigurimin e jetesës

“Jetoj me ndihmë ekonomike, 39 mijë lekë të vjetra”, tregoi ajo.

Nëntorin e kaluar ndërsa Euronews Albania ishte në çadrën e saj,  Shpresa na tregoi peripecitë  e saj për t’u pajisur me dokumentacionin e duhur për të përfituar nga programet e  rindërtimit

“Erdhën NA thanë banesave e pabanueshme. Pastaj më thanë DS2. Do aplikoni prapë më tha administratori, aplikova prapë”, tregoi ajo.

Sot shtëpia e saj ende nuk ka nisur të rindërtohet, ndërsa Shpresa tregon se bonusi i qirasë nuk ishte zgjidhje që funksionoi për të.

“U bë 4 muaj që skam marrë bonus”, tregon ajo.

Ajo kthehet herë pas here në shtëpinë që pret t’i rindërtohet dhe ndërmend sjell atë që përjetoi natën e 26 nëntorit.

“Ka qenë e tmerrshme, çfarë binte jashtë binte brenda. Dy javë kam fjetur në rrugë”, tregoi ajo.

E mësuar me vuajtjet me të cilat e ka përballur deri tani jeta, Shpresa duket se nuk ka me shumë shpresë se situate e saj do të përmirësohet  por lutet për një të ardhme më të mirë  për mbesën e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022