Arrestohet një person për grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit në Fushë-Krujë

6 Nëntor 2021 | 10:19

Policia ka arrestuar një person për grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës.

Në prangat e policisë ka rënë Saimir Kuçi, ndërkohë janë shpallur në kërkim 7 persona, mes të cilëve Artan Kurti (Lleshi), i cili dyshohet si kreu i grupit kriminal.

Vila e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës u grabit mbrëmjen e 24 tetorit nga persona të maskuar dhe armatosur rëndë.

Grabitësit mbyllën në një nga dhomat e banesës gruan dhe fëmijët e biznesmenit dhe më pas e torturuan atë me qëllim që t’i tregonte çelësin e kasafortës.

Pas 3 orësh dhunë dhe terror, 10 grabitësit mundën të merrnin para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026