Shumica e re parlamentare në RMV, Social-demokratët: Koalicioni i ri vetëm nga dëshira për pushtet
Pas shpalljes së shumicës së re parlamentare në Maqedoninë e Veriut, kanë reaguar edhe partitë e pushtetit.
Lidhja Social Demokrate e Zoran Zaev shprehet se “një përbërje e tillë politike nuk mund të japë asgjë për interesat e qytetarëve dhe as për interesat kombëtare të shtetit, sepse e vetmja gjë e përbashkët në atë tryezë është dëshira për pushtet”.
Nga ana tjetër, kreu i BDI-së Ali Ahmeti përmes rrjeteve sociale deklaroi se për situatën politike të krijuar, është duke kontaktuar me të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-n, BE-në, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.
Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski formoi një shumicë të re parlamentare, pas fitores në zgjedhjet lokale dhe dorëheqjes së kryeministrit, Zoran Zaev.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë