Berisha sfidon Bashën: Duhet të ishte në debat të hapur, por jep urdhra me telefon

7 Nëntor 2021 | 14:39

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, i cili para disa ditësh shpalli zgjedhjet për ristrukturimin e këtij forumi.

Por, nga foltorja e tij me të rinjtë demokratë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Basha do të largohet nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.

Ai e krahasoi Bashën me Ramën duke thënë se njëri është vrasësi i shpresës së shqiptarëve dhe tjetri nuk jep asnjë shpresë.

“Sot dy janë problemi madhor i Shqipërisë, shpresë vrasësi ose kreu i meduzës, dhe shpresëshuari, pengu u tij Lulzim Basha, i cili i marrë peng merr çdo lloj vendimi që i dikton pengmarrësi”, tha Berisha.

Sipas tij, Basha ka humbur “çdo lloj morali drejtues” dhe tani ka frikë dhe nga debati brenda PD-së.

“Vendi i tij po të ishte burrë, do të duhej të ishte para jush. Duhet të ishte këtu, në një debat të hapur, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon dhe deklaron si dikur uzurpinim e FRPD-së, uzurpimin e Lidhjes së Grave”, tha Berisha.

Ish-kryeministri bëri thirrje për rikthimin e vendimmarrjes brenda partisë tek anëtarësi duke shtuar se vetëm kështu mund të ngjallin shpresë tek qytetarët.

“Kryetari pa parti nuk përcakton dot asgjë, atë e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia, nga ju dhe zonjat dhe zonjushat e PD. Është krejtësisht i pashpresë. Ju sugjeroj që ta ftoni në një debat që mot ë fshihet. Të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë”, përfundoi Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026