Trafiku i drogës dhe borxhet, pistat kryesore të vrasjes së biznesmenit në Dajt

8 Nëntor 2021 | 12:17

“Arrest me burg” kërkon Prokuroria e Tiranës për Fredi Rrushin dhe vëllain e tij të akuzuar për vrasjen dhe rrëmbimin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Sipas organit të akuzës Fredi Rrushi është personi i cili e ka rrëmbyet dhe vrarë biznesmenin e inerteve, ndërsa i vëllai i tij Pajtim Rrushi është personi që e ndihmoi ta hidhnin trupin e pajetë në zonën e Qaf Mollës.

Gazetari Merin Maçi raporton se pistat kryesore të hetimeve janë trafiku i drogës dhe borxhet. Ndërkohë është zbuluar edhe një parcelë me kanabis në pronësi të Fredi Rrushit.

Ruzhdi Hoxha rezultonte i zhdukur që prej 24 tetorit. Ishte djali i tij ai që referoi rastin në komisariatin numër 5 dhe më pas denoncimi kaloi në Policinë e Tiranës. Trupi i tij i pajetë u gjet i mbuluar me zhavorr në zonën e Dajtit në datën 6 nëntor.

Autori kryesor i ngjarjes, Fredi Rrushi rezulton një person me precedent në skedarët e policisë pasi edhe në të kaluarën ka qenë i përfshirë në dy plagosje më armë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026