Fotografi që dokumentoi luftën e Kosovës: Momenti më i vështirë, varrimi i Jasharajve

11 Nëntor 2021 | 09:24

Hazir Reka, fotografi që dokumentoi luftën e Kosovës, tregoi për emisionin “Mirëmëngjes” se prej 40 vitesh ka bërë shkrepje duke kapur momente të vështira të popullsisë së Kosovës.

Gjatë rrëfimit të tij, ai u shpreh se varrimi i anëtarëve të familjes Jashari ka qenë një moment tepër i vështirë në punën e tij.

Z. Reka tha më tej se gjatë momenteve që po fotografonte masakrën e Reçakut, erdhën që ta arrestonin, por mundi të shpëtonte.

Për gjithë kontributin e tij, në qytetin e lindjes, Ferizajt, z. Reka i kanë realizuar një murale, ku shfaqet portreti i tij me një aparat në ngjyrë floriri.

“Kur e pashë fotografinë time në murale, m’u duk shumë interesante, se kanë menduar edhe për mua që të më bëjnë një shkrepje”, u shpreh fotografi.

Ky mural shërben si falënderim i drejtpërdrejtë për kontributin e dhënë nga zoti Reka, si dhe shtysë ndaj të gjithë të rinjve për t’i shërbyer vendit. Murali është realizuar nga një artist amerikan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022