Përkthimet qëndruan më gjatë në burg sesa përkthyesi, i biri rrëfen historinë e Nazim Saitit

12 Nëntor 2021 | 09:04

Sait Saiti rrëfeu për emisionin “Mirëmëngjes”, historinë e babait të tij në burgun e Burrelit gjatë periudhës së komunizmit, Nazim Saitit, i cili përktheu nga qelia 8 libra të Dostojevskit.

Saiti tregon se babai i tij gjithçka e kreu në fshehtësi dhe madje kur doli nga burgu nuk mundi të merrte dot me vete përkthimet e tij.

Këto të fundit u ruajtën për vite me radhë nga vëllai dhe shokët e burgut dhe iu dorëzuan të birit të tij.

“Krokodili dhe Kumarxhiu”, ishin këto dy përkthime që Sahiti i ka botuar së fundmi.

Ai thekson se do të çojë deri në fund amanetin e babait të tij, duke botuar edhe veprat e tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022