Dështon mocioni i mosbesimit ndaj Zoran Zaev
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta vazhdojë punën e saj, pasi opozita nuk i ka siguruar votat e nevojshme për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Zoran Zaev.
Rreth mesnatës, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka mbyllur seancën duke konstatuar se në mungesë të deputetëve të opozitës që paraqitën nismën, si dhe mungesës së kuorumit të nevojshëm, Kuvendi nuk e ka votuar nismën e saj.
Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare janë larguar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, pasi nuk arritën të sigurojnë 61 vota për të votuar mocionin e mosbesimit të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.
VMRO DPMNE-ja dhe partitë shqiptare në opozitë e kanë akuzuar pushtetin për siç kanë thënë “rrëmbimin e Kastriot Rexhepit, deputetit të Lëvizjes Besa”, gjë që i ka pamundësuar opozitës të ketë 61 vota të deputetëve për mbajtjen e seancës, e cila ndërkohë është bojkotuar nga partitë në pushtet, për të pamundësuar sigurimin e votave të nevojshme.
Vetë Rexhepi, i cili gjatë ditës së djeshme vendosi të mos i bashkohej opozitës për votimin e mocionit, ndryshe nga çfarë kishte deklaruar më herët, në një reagim në rrjetet sociale ka thënë se është në anën e shqiptarëve, BE-së dhe NATO-s.
Sipas përcaktimeve kushtetuese, opozita në 90 ditët e ardhshme nuk do të mund të paraqesë mocion të ri mosbesimi ndaj Qeverisë.
E gjithë kjo situatë u krijua pas deklaratës së kryeministrit Zaev më 31 tetor se do të jepte dorëheqjen si kryeministër dhe si kryetar i partisë LSDM për shkak të humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale.
Po më 9 nëntor LSDM-së vendosi që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, çka nxiti opozitën për mocion mosbesimi në parlament.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë