Zheni Gjergji: Shqiptarët kanë paguar 20% më shumë, shëndetësia falas s’ka funksionuar
Zheni Gjergji, deputete e Partisë Demokratike thotë se gjatë qeverisjes së majtë shëndetësia nuk është ofruar falas siç është premtuar. Përkundrazi tha se ka pasur rritje të kostos.
“Shëndetësia falas nuk është një arritje pasi gjatë këtyre viteve shqiptarët kanë paguar 20% më shumë për shëndetësinë. Duke menduar shumat që dalin nga xhepat e shqiptarëve për të marrë shërbim tregon se kjo skemë nuk ka funksionuar siç duhet”, deklaroi znj. Gjergji.
Deputetja e opozitës tha se për buxhetin e vitit 2022 qeveria ka caktuar një fond prej 91 miliardë lekë.
Znj. Gjergji pranoi se në këtë buxhet shikohet se ka një rritje krahasuar me vitet e tjera por nuk është e mjaftueshme për të përballuar këtë situatë të rëndë ku ndodhet sistemi shëndetësor.
PD tha ajo ngul këmbë që koncesionet në shëndetësi janë kosto shtesë dhe jo nuk duhet të rëndojë mbi xhepin e qytetarëve por të mbulohet nga buxheti i shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”