Deputetja Spahiu: Rimbursimi për pandeminë vijon, s’mund të jap shifra
Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu tha se rimbursimi për kurimin ndaj COVID-19 është ende një proces në vijim, andaj nuk mund të japë shifra të sakta sa i takon kësaj çështje.
Ajo sqaroi se vetëm në Qendrën Spitalore Universitare, në spitalin infektiv dhe në COVID-3 mund të kenë qarkulluar deri tani mbi 10 mijë pacientë.
“85% të atij totali dhe numrit të pacientëve me COVID kanë simptoma të lehta, 15% i kanë të moderuara dhe numri i pacientëve që i drejtohen spitalit në gjendje të rëndë është shumë më i vogël,” – tha Spahiu, duke përjashtuar nga kjo llogari shpenzimet e pacientëve të spitaleve rajonale dhe Sanatoriumin.
Për një pacientë me simptoma të rënda kurimi mund të shkojë deri në 20 milion lekë sipas informacioneve të deputetes.
“Vetëm Qendra Spitalore Universitare ka marrë një fond në vitin 2020 plus barna dhe materiale mjekësore që shkon te 2 miliardë e 700 milionë lekë,” – deklaroi Klodiana Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës