Arrestohen 3 persona në Tiranë, sekuestrohen mbi 20 mijë euro dhe kokainë

14 Nëntor 2021 | 10:46

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe janë nën hetim 14 të tjerë për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në prangat e policisë ranë: A. M, 45 vjeç, V. M, 40 vjeç dhe G. K, 45 vjeç.

Gjatë operacionit “Fati i Lojërave” janë sekuestruar 21.900 euro dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Sipas policisë, të arrestuesit në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, ushtronin veprimtarinëe kundërligjshme të lojërave të fatit, ku konsumohej edhe lëndë narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026