Deputeti që shpëtoi Zaevin: Nuk jam marrë peng, e bëra për negociatat me BE

15 Nëntor 2021 | 17:45

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, mungesa e të cilit bëri të dështonte votëbesimi i Qeverisë të Maqedonisë së Veriut javën e kaluar, shpjegoi sot arsyet e tij për ndryshimin e mendimit në momentin e fundit. Ai deklaroi se për shkak të bindjeve të tij ideologjike, vendosi që të mos lejojë rrëzimin e kësaj qeverie.

“Me vullnetin tim dhe vendosmëri u strehova në ditën e votimit për mosbesimin e Qeverisë, me qëllim që të mos lejoj që për shkak të valës së rezultateve të zgjedhjeve lokale, vendi të na shkojë në drejtim që është në kundërshtim me bindjet e mia ideologjike dhe në kundërshtim me synimin strategjik që na e kanë dhënë qytetarët”, tha deputeti i Lëvizjes Besa.

Deputeti Rexhepi përgënjeshtroi pretendimet e kryetarit të partisë së tij, Bilall Kasami se ai mund të ishte marrë peng ose detyruar me forcë që të ndryshonte mendje.

“U strehova që të mbroj veten dhe familjen, duke e ditur se do të ishte presioni ndaj meje nëse do të isha fizikisht në sallë. Rezultati në fund do të ishte i njëjtë, por unë do të isha i ekspozuar në sulme, së paku verbale. Janë joserioze dhe të turpshme gënjeshtrat se dikush më ka rrëmbyer, mbajtur me forcë apo më ka kërcënuar me materiale komprometuese”, tha Rexhepi.

I pyetur se pse firmosi për rrëzimin e Qeverisë dhe më pas ndryshoi mendim, Kastriot Rexhepi tha se vendimtar për të ka qenë njoftimi i kryeministrit Zaev se do ta shtyjë dorëheqjen e paralajmëruar, si dhe lajmet se vendi mund të marrë dritë jeshile për hapjen e bisedimeve me BE-në në dhjetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026