Kadilli: Berisha dhe Basha po e shqyejnë pa mëshirë PD për të marrë secili llokmën e tij
Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli tha gjatë emisionit ‘Now’ në Euronews Albania se rrugët e ndara që po ndjekin ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari aktual Lulzim Basha po kontribuojnë në çarjen më dysh të PD.
Sipas Kadillit, Basha duhet të kishte kërkuar votëbesimin ose të jepte dorëheqjen dhe të largohej nisur nga situata ku ndodhet sot PD më e përçarë se kurrë.
Nga ana tjetër, tha Kadilli, nëse nisma e ndërmarrë nga Berisha bëhet me qëllim që ky i fundit të rimarrë PD kjo nuk është e moralshme.
“Nëse i krahasojmë të dy ka më shumë të drejtë Berisha. Për demokratët nuk ka të drejtë as njëri, as tjetri. Të dy po e shqyejnë PD pa mëshirë, secili për të marrë llokmën e vet. Kjo nuk i intereson as demokratëve as qytetarëve. Nuk do kemi më një PD, por një parti të Bashës një të Berishës, një Kuvend të Bashës një të Berishës. Asnjëra nuk do jetë PD. Njëri është humbës i përsëritur, tjetri lider humbës kur ishte kryeministër 8 vjet më parë”, tha Kadilli.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 18:29 Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 18:23 Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit
- 18:16 Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar
- 18:16 Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze
- 18:11 Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur
- 17:44 Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35