Edlira Gjoni: Berisha ka marrë peng Shqipërinë, fajtor bashkë me Bashën për ndarjen e PD-së
Sali Berisha e ka kryer një herë e mirë funksionin e tij politik që kur dha dorëheqjen në vitin 2013, pas humbjes së zgjedhjeve përballë Edi Ramës. Kështu u shpreh në emisionin “Now” ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni.
“Ata që kanë pasur për ta ndjekur duhet të ishin si ai dhe të udhëhiqnin foltoret”, tha znj. Gjoni.
Znj. Gjoni tha se me foltoren e tij, Sali Berisha ka marrë peng demokratët të cilët duan që PD të kthehet në pushtet si edhe krejt Shqipërinë.
“Për mua Sali Berisha ka marrë peng Shqipërinë”, theksoi ajo.
Edlira Gjoni tha se qeveria ka shumë probleme momentalisht me udhëheqjen e vendit, mirëpo e gjithë vëmendja është përqendruar te debati brenda PD-së.
Për këtë, znj. Gjoni quan fajtorë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, të cilët “po e ndihmojnë Edi Ramën të hedhë vallen e tij me hallet e Shqipërisë”.
Basha dhe Berisha janë njësoj fajtorë për ndarjen e PD-së, por edhe për faktin që Edi Rama del politikani më i rregullt në sy të botës, sipas ekspertes.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 18:29 Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 18:23 Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit
- 18:16 Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar
- 18:16 Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze
- 18:11 Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur
- 17:44 Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35