Vrasja e të miturit, juristë e sociologë: Pasojë e dështimit të institucioneve shtetërore
Shokët e klasës e kanë përkujtuar me lule Mateo Vasiun, 8-vjeçarin e vrarë të martën në Fier.
Sipas sociologëve ngjarja mund të ishte parandaluar nëse komuniteti do të kishte denoncuar, pas sinjaleve të herëpashershme të çrregullimeve në sjelljen e vrasësit Klodian Çalamëni.
“Institucionet e shtetit, sidomos ato që lidhen me sigurinë janë pothuajse minimale. Njerëzit e kanë humbur edhe sigurinë për t’u mbështetur tek njëri-tjetri, janë izoluar”, thotë sociologia Entela Binjaku.
Avokati penalist, Genc Gjokutaj flet për ashpërsim të ndëshkimeve në kodin penal.
“Në raste të tilla të ashpërsohen dënimet, jo me dënime plotësuese, dëbimi nga ai vend”, thotë Gjokutaj.
Për Gjokutajn, puna e policisë është e dobët në parandalimin e ngjarjeve të rënda. Ai thekson se kontingjenti që janë përsëritës në krim duhet të jetë në vëmendje të institucioneve.
Të flasësh për shëndetin mendor vazhdon të jetë tabu në shoqërinë shqiptare, por dhe kapacitet shtetërore për trajtimin e personave që vuajnë nga këto probleme, është i pamjaftueshëm.
“Dhe po rriten breza me shumë problematikë. Në një brez ku e sheh dhunën në përditshmëri, nga familja tek shkolla dhe në media, rriten gjasat që ata të kenë çrregullime mendore në të në ardhmen”, shprehet sociologia Marsi Simo.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka njoftuar hetimin ndaj policisë së Fierit për denoncimet e pretenduara për autorin para ngjarjes,
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit