“Dritan Abazoviçit i është ofruar posti i Kryeministrit”, thotë politikani i Malit të Zi

17 Nëntor 2021 | 22:29

Mehmet Zenka, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar në Malin e Zi thotë se situata politike në vendin fqinj është në krizë dhe nuk udhëhiqet nga politika pro evropiane.

Qeveria thotë ai e vetë quajtur “qeveri ekspertësh” është e përbërë nga diletantë. Sipas z. Zenka qëllimi kryesor ka qenë “hakmarrja”.

“E gjitha kjo ka sjellë krizë ekonomike. Kemi më shumë se 20 mijë persona që kanë humbur vendin e punës”, tha ai.

Ai veçoi rolin e Kishës Ortodokse në krijimin e qeverisë aktuale në Malin e Zi duke e cilësuar si “klero fashizëm”.

“Po bëhet në vit nga kjo qeveri dhe kemi manifestim që na rikthejnë në dukuri të viteve ’90 dhe që kanë sjellë me qindra mijëra viktima dhe mijëra refugjatë”, deklaroi kreu i Unionit Demokratik Shqiptar.

Për partinë shqiptare “Ura” të Dritan Abazoviç edhe pse pretendohet se ka program pro evropian, z. Zenka tha se deri tani nuk ka dëshmuar një gjë të tillë.

Për trajtimin e minoritetit shqiptar ai tha se ka një diskriminim dhe se edhe arritjet e viteve të fundit janë zhbërë.

“Asnjë sinjal pozitiv që do të ishte sadopak premtues për minoritet në Malin e Zi”, tha z. Zenka.

Ai tha se Abazoviçit i është ofruar që të dalë nga koalicioni aktual dhe të formohet një qeveri tranzitore.

“Oferta ekziston e drejtuar kryetarit të Ura, Abazoviç ku është ofruar që të formohet një qeveri kaluese, kryetar i të cilët do të ishte ai. Mirëpo përgjigja deri tani nuk është as pozitive dhe as negative, por janë duke luajtur në dy kolona”, tha z. Zenka.

Sipas tij edhe vizita e diplomatit amerikane, Gabriel Escobar kishte mesazhe të qarta kundër drejtimit të qeverisë së Malit të Zi nga forca pro serbe dhe se nevojiten forca pro perëndimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026