Nuk pritet marrëveshje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut deri në dhjetor
Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut nuk pritet të hiqet në muajin në vijim. Lajmi është konfirmuar nga Daniel Lohrer, anëtar i partisë bullgare, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, e cila pritet të formojë qeverinë në Bullgari.
Sipas tij nuk është reale që deri më 14 dhjetor do të ketë marrëveshje me Shkupin për heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Shkupit dhe Bashkimit Evropian, vendim ky që prekë edhe Shqipërinë.
Lohrer ka thënë se “nëse mbetet vetëm historia për të lëvizur negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk mund të pritet rezultat mjaft i mirë për të dyja palët”.
“Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është në BE dhe Bullgaria do të donte që kur Maqedonia e Veriut të hynte në atë proces, kjo gjë të ndodhë pa shkelur të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Daniel Lohrer, që është edhe kandidat i mundshëm për ministër të Jashtëm në Qeverinë e re bullgare.
Dallimet për gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike, por edhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, janë çështjet për të cilat duhet gjetur zgjidhje, në mënyrë që Sofja të heqë veton për Shkupin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kriza politike në RMV, heqja e vetos bullgare nuk pritet të ndodh shpejt
- Vetoja bullgare, ministri i Jashtëm i RMV: Evropa pa Ballkanin Perëndimor s’është e kompletuar
- Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Kemi marrë dritën jeshile, Bullgaria po bllokon procesin
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë