Coca-Cola në Shqipëri, udhëheqëse e nismave në të mirë të mjedisit

19 Nëntor 2021 | 09:00

Një raport i publikuar së fundmi nxjerr në pah kontributin e pakrahasueshëm të Coca-Cola në Shqipëri përmes nismave në të mirë të mjedisit. Investime gjigande, që linjat e prodhimit dhe shpërndarjes së Coca-Cola në Shqipëri, deri edhe vetë produktet, të optimizohen në interes të natyrës së bukur shqiptare.

Këto investime u reflektuan si pjesë e një raporti të publikuar nga Coca-Cola në Shqipëri, i bazuar tek një studim i fundit i Universitetit të Menaxhimit SDA Bocconi mbi ndikimin socio-ekonomik të Coca-Cola në Shqipëri.

Në 2010-ën, Coca-Cola solli në Shqipëri sistemin e parë dhe më të madh të pastrimit të ujit të shkarkuar dhe përdorimin e tij në natyrë për ujitje të pemëve, një investim prej 1 milion euro.

Vitin e kaluar, Coca-Cola udhëhoqi modelin e kompanisë së angazhuar seriozisht në të mirë të mjedisit duke e pajisur forcën e saj tregtare me 76 automjete 100% elektrike- duke filluar nga rrugët e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës- për të shmangur kështu emetimin e 242 tonëve dioksid karboni, ose duke kryer kështu punën për pastrimin e ajrit që kryejnë në vit 18 mijë pemë.

Këtë vit, Coca-Cola bëri edhe një tjetër investim gjigand në Shqipëri në të mirën e mjedisit, duke realizuar me sukses investimin në impiantin fotovoltaik me sipërfaqe 10,680 m² të instaluar ne taracën e stabilimentit, investim ky në vlerën 1,260,000 Euro. Megjithatë, këtë vit Coca-Cola nuk e kufizoi kontributin e saj vetëm në pajisje miqësore ndaj mjedisit dhe tek flota e makinave.

Një risi tjetër e madhe u prezantua më pas në tregun shqiptar, shishet e bëra me 100% plastikë të ricikluar, në formatet 0.45 L dhe 0.9 L, të cilat sot përfaqësojnë 4,740,000 paketime të bëra tërësisht nga rPET në një vit.

Coca-Cola në Shqipëri prezantoi edhe shishen e re dinamike të produktit Sprite, një largim nga paketimi i saj historik jeshil, për një PET transparent lehtësisht të riciklueshëm dhe të ricikluar. Këto risi, në prodhimin me shishe rPET, janë pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë “The Coca-Cola Company”, në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”.

Gjithashtu, Coca-Cola ka kontribuar tek mjedisi edhe përmes nismave si “Save the Coast – Shpëtoni Bregdetin”, gjatë së cilës 1,500 thasë me mbeturina u larguan nga Kepi i Rodonit duke i kthyer bukurinë pikës turistike të njohur për pamjen përrallore. Coca-Cola ka qenë edhe pjesë e nismave për gjelbërimin e ambienteve, duke kontribuar në mbjelljen e mbi 1,000 pemëve në mjediset e CCBS dhe të tjera në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

  • Flotë makinash 100% elektrike në Tiranë, Durrës dhe Kavajë
  • 242 tonë CO₂ të reduktuara në vit nga flota e makinave elektrike të CCBS
  • 10,680 m² Panele fotovoltaike për prodhimin e afro 62% të energjisë së kërkuar nga CCBS dhe reduktimin e 1,230 tonë CO₂ të emetuar çdo vit.
  • Paketim 100% i ricikluar për formatet 0,45 L dhe 0,9 L për të gjitha markat në portofolin e CCBS
  • 4,740,000 paketime të ricikluara dhe të riciklueshme të produkteve të CCBS vetëm gjatë 2021
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026