‘S’kanë prirje kriminale’, 3000 persona me probleme të shëndetit mendor në qarkun e Korçës
Në qarkun e Korçës më tepër se 3000 persona janë të kartelizuar me probleme mendore ndërkohë që sipas specialistëve, kohët e fundit 1 në 10 persona pëson çrregullime të karakterit.
Këto shifra janë gjithnjë në rritje. Por sipas ekspertëve këta persona nuk kanë prirje kriminale, përveç rasteve kur janë konsumatorë të lëndëve narkotike.
“Personat me probleme të shëndetit mendor nuk janë të rrezikshëm apo kriminelë, siç i cilëson një pjesë e komunitetit, sidomos ditët e fundit, sesa pjesa tjetër e shoqërisë. Pra duhet ta vendosim mirë në mendjen tona se nuk është kriminel një person me probleme mendore, nuk bën vepra më shume sesa pjesa tjetër e shoqërisë. Personat që kanë probleme me shëndetin mendor në qoftë se janë në ndikimin e substancave, pra, në qoftë se është në ndikimin e alkoolit, drogës atëherë ky person mund të bëjë risk për shoqërinë”, u shpreh psikiatëri Roland Lalaj.
Për psikiatrin sektori në fjalë kërkon një vëmendje të veçantë nga institucionet publike.
“Nuk mund që çdo person me probleme mendore të çohet direkt në spital psikiatrik, dhe koha e treguar se kjo nuk është eficente. Personi duhet të trajtohet shumë më mirë duke kombinuar punën medikamentoze dhe këshilluese e ndërhyrëse sociale në komunitet sesa ne spital psikiatrik. Bota ka kohë që ka zvogëluar spitalet psikiatrike. Në vendin tonë ende kemi shifra të larta të këtyre spitaleve. Ka shumë për të bere ne drejtim te zgjerimit të rrjeteve komunitare në zonat e rajonet ku punojmë ne sot”, tha më tej psikiatëri.
Përgjegjësja e shërbimit të shtëpisë së mbështetur në Korçë shprehet se zgjidhja më e mirë për personat me probleme mendore është rehabilitimi dhe jo dënimi i tyre.
“Heqja e lirisë të një personi që kryen një vepër penale është njëra anë por që të arrihet që këta persona të integrohen në shoqëri duhet të jetë faza me e madhe dhe e vështira, që është rehabilitimi. Rehabilitim nuk është kaq e lehtë. Duhet të kalojë nëpërmjet instancave specifike, komunitetit, bashkive, komunave, qendrave të shëndetitbmendor, psikologëve, specialistëve të fushës, punonjësve sociale. Qëllimi është të punojmë të rehabilitojme këta persona dhe ata të kane mundesi te jetojnë e ushtrojnë aktivitetin në shoqëri e komunitet”, u shpreh psikologia Çiljeta Simaku.
Sipas statistikave të marra nga qendrat e shëndetit mendor mbi 60% e personave që ndodhen në burgun e Drenovës janë persona që kanë çrregullime të personalitetit dhe përdorues të substancave të ndaluara.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat