Negociata me partinë shqiptare, Zaev takon kreun e Alternativës

19 Nëntor 2021 | 21:11

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka takuar të premten kryetarin e Alternativës Afrim Gashi, për të diskutuar mundësinë për zgjerimin e shumicës parlamentare me përfshirjen e kësaj force politike opozitare në Qeveri.

Takimi ka qenë informues dhe nuk ka rezultuar me ndonjë vendim. Kryetari i Alternativës tha se në partinë e tij mbizotërojnë dy mendime të ndryshme për pjesëmarrjen në Qeveri.

Kryeministri Zaev deklaroi se nuk është folur për ndarjen e posteve, ministrive dhe drejtorive, por është folur për programin qeverisës dhe prioritetet e Alternativës si partner i mundshëm i Qeverisë.

Aktualisht ekzekutivi në Maqedoninë e Veriut ka përkrahjen e vetëm 60 deputetëve nga 120 të Kuvendit, po aq ka edhe opozita.

Nëse arrihet marrëveshje me Alternativën, kjo do të ndryshonte balancën dhe do të siguronte shumicë të qëndrueshme prej 64 deputetësh për Qeverinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026