Vështirësitë e infermiereve që bëjnë vaksinat anti-COVID, derë më derë pranë të moshuarve
Çdo ditë prej orës 8 të mëngjesit, nis vaksinimi i popullsisë në qendrat shëndetësore të Vlorës. Infermierja që bën vaksinat e qendrës shëndetësore nr. 3, Majlinda Gëllucaj, prej 20 vitesh në profesion, tregon për Euronews Albania si është një ditë pune e saj në kohë pandemie.
“Vij në mëngjes përgatis vaksinat e ditën bëjmë planin ditor dhe nis vaksinimi, disa te para, te dyta dhe te treta. Fillimisht kemi vaksinuar dhe 150 persona në ditë. Tani ka rënë numri se shumica i ka bërë. Kemi bërë shumë punë për të bindur qytetarët, i kemi bërë vetë të parët vaksinat. Unë edhe vetë kam qenë shumë aktive kam bërë dy dozat dhe pres të tretën”, u shpreh Majlinda Gëllucaj.
Në përfundim të vaksinimit në qendër niset drejt banesave të personave të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrat shëndetësore.
“Në shumicën e rasteve janë njerëz që janë invalidë dhe nuk munden të vijnë në qendër, njerëzit me probleme reumatizmale që nuk ngjisin dot shkallët, njerëzit që janë në punë, në banka, call center, fasoneri edhe në paraburgim për të burgosurit”, u shpreh znj. Gëllucaj.
“Në punë kemi hasur vështirësi, erdhi dikush që na kërcënoi na tha çfarë më keni bërë, na kërcënoi shumë, por ne e bindëm dhe erdhi edhe për dozën e dytë. Pandemia ka qenë e vështirë për të gjithë, por unë vaksinimin e kam shumë qejf, marrëdhënien me njerëzit e dua shumë. Ka lodhje, por deri tani nuk kemi pasur”, shtoi ajo.
Gazetarja e Euronews Albania shkoi së bashku me Majlindën në një prej familjeve ku kërkohej shërbimi i vaksinave në banesë.
“Këtu jemi në një familje që për shkak të gjendjes shëndetësore kërkon shërbimin në shtëpi. Përveç vaksinës, me vete marr edhe setin e emergjencës për ndonjë komplikacion, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, tha infermierja.
Xhemali dhe Nigjarja sot kane kryer dozën e tretë të vaksinës dhe duke buzëqeshur shpresojnë se do të jenë më të mbrojtur.
Prej nisjes se vaksinimit, në qytetin e Vlorës, janë injektuar më shumë se 127.633 doza vaksine.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat