Policia arreston 6 persona, shisnin mbi 1 milion euro mall pa fatura përmes Facebook dhe Instagram
Policia arrestoi të martën 6 persona të moshës 25-44 vjeç nën dyshimin se tregtonin dhe transportonin produkte me vlerë rreth 1 milionë euro pa paguar detyrime tatimore dhe doganore, duke qenë se nuk i kishin regjistuar bizneset.
Operacioni i koduar “Fast Delivery” erdhi pas konstatimit se shumë prej pakove brenda dhe jashtë Shqipërisër nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se mekanizimi i kësaj skeme ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit,” njoftoi policia.
6 magazina me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore, 300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro) dhe shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia.
Të arrestuarit do të gjykohen për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj