Oerd Bylykbashi: Zgjatja e fatkeqësisë natyrore në shkelje me Kushtetutën
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e cilëson në shkelje me Kushtetutën kërkesën e qeverisë për të zgjatur deri më 23 qershor gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Përveç kësaj ia nënvizon se nuk ka asnjë situatë alarmante për të ndërmarrë një veprim të tillë.
Z. Bylykbashi shpjegon se, Kushtetuta parashikon se afati mund të zgjatet sa periudha fillestare e gjendjes së jashtëzakonshme. Duke iu referuar vendeve të tjera që po përballen me një situatë edhe më të rëndë se sa Shqipëria, ish-deputeti i PD thotë se, Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kanë deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj.
“Afati fillestar që parashikon Kushtetuta është 30 ditë dhe shtesa nuk mund të jetë më e gjatë se afati fillestar. Kushtetuta detyron që të merren masa të jashtëzakonshme që fatkeqësia natyrore, qofte edhe pandemia, të përballen sipas afateve. Nëse nuk mjafton, Qeveria të kërkojë në Parlament zgjatje tjetër 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e parë, të arsyetojë dhe kërkojë një tjetër”, shprehet z. Bylykbashi.
Ai shton se gjatë kësaj periudhe shkelen lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Sipas ish-deputetit të PD nëse do të kishim Gjykatë Kushtetuese funksionale, do të vendosje për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5