Përzgjedhja e teksteve të historisë, proces i lidhur me politikën, thotë Neritan Ceka
Përzgjedhja e teksteve të historisë që përdoren në shkolla, një proces i lidhur me politikën, deklaroi për Euronews Albania historiani Neritan Ceka.
Historiani sqaroi se aktualisht ka një monopolizim të teksteve mësimore, ku shtëpitë botuese e dinë se kë libër do prodhojnë dhe nuk kryhen kontrolle.
“Në arsimin tonë është gabim sot monopolizimi i teksteve mësimore. Pati një përudhë që ishin tekstet me përzgjedhje, ku mësuesi mund të zgjidhte. Dihet se kush do ta marrë tani librin e historisë së Shqipërisë. Është një biznes i lidhur me politikën, si rrjedhim shtëpia botuese e ka sigurt, nuk ka një kontroll”, u shpreh ai.
Z.Ceka theksoi se historia vetëm shkruhet, nuk mund të rishkruhet, pasi është një punë shkencore, e bazuar në një sërë studimesh.
“Bëhet fjalë për disa pika të nxehta, të cilat janë bërë pjesë, jo vetëm e studimeve historike, ku ka debate dhe më të gjera, sidomos debatin social, ku grupohen edhe grupe me interesa politike. Nuk është çështje datash, kush e çliroi, çfarë pasoja solli çlirimi, nuk kanë të bëjnë në të vërtetë më atë që ishte lufta”, tha ai, teksa komentoi datat 28-29 nëntor për çlirimin e vendit.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor