Marrëveshja mes Alternativa e LSDM do ta stabilizojë qeverinë, thotë analisti nga RMV

5 Dhjetor 2021 | 19:48

Analisti nga Maqedonia e Veriut, Albert Musliu tha për Euronews Albania se kalimi i partisë Alternativa në mazhorancë është një lëvizje pozitive që pritet ta stabilizojë qeverinë.

Sipas tij, nga partia Alternativa janë të vetëdijshëm për rëndësinë e vendimit të tyre, që mund t’i dëmtojë ose sjellë përfitime në varësi të strategjisë që do të ndjekin.

Z. Musliu u shpreh se justifikimet e partisë shqiptare në vendimin për t’ju bashkuar mazhorancës qëndrojnë, pasi kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme për vendin, siç është integrimi europian, situata nga pandemia dhe kriza energjetike evropiane.

“Alternativa ishte në listë të përbashkët me ‘Alternativa për shqiptarët’; lëvizja ndaj tyre nuk është aq korrekte, por ndaj partisë opozitare maqedonase është korrekte. Tani kushtëzimi nga partitë e vogla është më i vogël ndaj shumicës, që mendohet se të ketë 65 deputetë”, tha z. Musliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026