Fluks në pediatrinë e Vlorës, mjekët: Shtimi i rasteve, nga kontaktet në çerdhe e kopshte
50-60 vizita në ditë regjistrohen pranë repartit të pediatrisë në spitalin rajonal në Vlorë. Sipas mjekes pediatre është rritur numri i fëmijëve të prekur me virusin ‘gojë-duar-këmbë’, që prek moshat nga 1-10 vjeç.
Për shtimin e rasteve të pacientëve të vegjël në pediatrinë e Vlorës, mjekët shohin si shkak kryesor qëndrimin e një numri të lartë fëmijësh në ambiente të mbyllura në kopshte dhe çerdhe.
“Infeksioni viral nga virusi koksaki ka sjellë shtim të rasteve. Para pandemisë rastet ishin të pakta, ndërsa kohët e fundit kemi një shtim, ku dy muajt e fundit ne keni vizituar rreth 30 fëmijë me këto simptoma”, tregon mjekja pediatre.
Mjekja gjithashtu jep këshilla sa i përket këtij virusi ngjitës. Sipas saj, është i domosdoshëm izolimi i fëmijëve të sëmurë deri në shërimin e plotë të tyre.
“Ky virus paraqitet si një infeksion viral; tri ditët e para qëndrojnë në shtëpi dhe nënat bëjnë një menaxhim temperature duke marrë këshilla nga mjekët. Kur fëmija shfaq shenjat, ne japim këshillat për ushqyerje të shëndetshme, hidrim që të mos të shfaqen infeksione sekondare. Shenjat janë disa elementë herpetikë, në buzë, në gojë, në fyt dhe në shputën e këmbës dhe pëllëmbë. Duke qenë një sëmundje shumë ngjitëse, këshillojmë deri në shërim të plotë, të mos shkojnë në institucion dhe jo kontakte me fëmijë të shëndoshë”, thotë mjekja.
Edhe pse pjesa më e madhe e fëmijëve e kanë kaluar me simptoma të lehta këtë virozë, ka pasur raste ku është dashur një periudhë izolimi deri në 15 ditë në shtëpi.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe që nga prilli pas armëpushimit të brishtë SHBA-Iran
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti