Trazohet opozita në RMV, ‘Aleanca për shqiptarët’ del nga koalicioni me ‘Alternativën’
Marrëveshja me Lidhjen Social-Demokrate për të mbajtur në këmbë qeverinë Zaev i ka kushtuar partisë ‘Alternativa’ prishjen me partnerin tjetër, akoma opozitar ‘Aleanca për shqiptarët’.
Të dyja partitë shqiptare kishin një marrëveshje të përbashkët me të cilën u futën në zgjedhjet lokale dhe që parashikonte të vazhdohej deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në një konferencë për shtyp, përfaqësues të ‘Aleanca për shqiptarët’ konfirmuan prishjen e grupit të përbashkët parlamentar me ‘Alternativën’ dhe daljen në një grup parlamentar më vete.
Një ditë më parë, kuvendi i përgjithshëm i partisë shqiptare ‘Alternativa’, me shumicë votash vendosi që të dalë nga kampi opozitar dhe t’i bashkohet mazhorancës.
Pas takimeve të shumta mes kryeministrit në detyrë Zoran Zaev dhe kryetarit, Afrim Gashi, u firmos edhe marrëveshja e bashkëpunimit e Alternativës me Lidhjen Social Demokrate, duke e çuar mazhorancën parlamentare në 64 deputetë, si dhe duke e shpëtuar vendin nga zgjedhjet e parakohshme
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh