Escobar mesazhe për integrimin e RMV në BE dhe zgjidhjen e çështjes bullgare

6 Dhjetor 2021 | 19:24

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i shtetit Gabriel Eskobar ka nisur turin e tij në Ballkanin Perëndimor, duke u ndaluar për një vizitë 1 ditore në Maqedoninë e Veriut.

Dy kanë qenë temat që zyrtari amerikan ka diskutuar me presidentin Pendarovski, kryeministrin në detyrë Zaev dhe ministrin e jashtëm Bujar Osmani: mbështetja amerikanë në procesin e integrimit evropian, si dhe tejkalimi i mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

“Mbështesim integrimin e fortë për integrimin e shpejtë të shtetit tuaj në BE. Pajtohemi të gjithë së Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, kulturalisht, historikisht, ekonomikisht, prandaj dhe ju duhet të keni një karrige në tavolinë”, tha ai.

Në konferencën e përbashkët që kishte me Escobar, Ministri i jashtëm Bujar Osmani tha se SHBA ka ndikuar në ruajtjen e demokracisë në Maqedoninë e Veriut dhe do të ndihmojë edhe në zgjidhjen e çështjes bullgare.

“Nuk ka dyshim se perspektiva evropiane e Ballkanit perëndimor është investimi më i sigurt i stabilitetit në rajon. Tash është momenti që BE të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe kjo do të ishte një konfirmim i madh për ne”, deklaroi Bujar Osmani, ministwr i Jashtwm.

Vizita e Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i shtetit Gabriel Eskobar vjen në një periudhë të brishtë politike pas një marrëveshjeje për hyrje në Qeveri të partisë opozitare Alternativa për ta zgjeruar Qeverinë e Zaevit e cila kishte mbetur pa shumicë në Parlament.

Ndërkohë që në politikën e jashtme, Maqedonia e veriut është duke u përballur me veton frenuese të Bullgarisë për integrimin evropian. Më 9 dhjetor, Gabriel escobar pritet të mbërrijë edhe në Tiranë, ku do të takohet me krerët e politikës shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026