Të rinjtë në Korçë me sytë nga emigrimi, kërkojnë më shumë mundësi
Të rinjtë në Korçë ashtu si edhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë i kanë sytë nga emigrimi. Ata shprehen se nuk shohin shpresë për ndryshimin e situatës në vend dhe ndaj largimin e shohin si një mundësi për të ndryshuar “fatin e tyre”.
Për Stefan Simaku, i cili punon me të rinjtë e qarkut të Korçës, thotë se rinia vuan mungesën e mundësive për t’u përfshirë në jetën publike.
“Për të rinjtë këtu në zonën tonë janë shumë të pakta mundësitë që u ofrohen për të qenë aktiv, për të marrë pjesë në aktivitete kulturore, rinore, aktivitete të cilat i tërheqin ata. Ka nevojë për më tepër mundësi e hapësira që të rinjve duhet tu jepen nga institucionet shtetërore”, shprehet ai.
Për Ismeralda Seidollin, e cila ishte pjesë aktive në protestën studentore të 2018, “rinia është në një fazë krizë delikate”.
“Aspekti ekonomik, shëndetësor, edukimi, janë faktor shtysë e me kryesore që ndikojnë për ata që duan të largohen nga Shqipëria. Standardet dhe cilësia e jetesës le për te dëshiruar, aspekti shëndetësor shërbimet në ambientet spitalore le për te dëshiruar, infrastruktura, etj.”, shprehet studentja.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti